Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka vizituar basketbollistët e rinj të klubit “Trepça” në Mitrovicë, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.
Në palestrën e sporteve “Minatori” në qytetin nga vjen edhe vetë, ministrja Hoxha tha se të rinjve në sport iu duhet përkrahje.
“Sot kemi vizituar klubin Trepça U-10 dhe është ndjenjë e veçantë që po takohemi me djem dhe vajza që kanë moshën si Kosova. Kemi ardhë të shohim si i kemi të rinjtë që po na bëjnë krenarë. Sot kanë filluar Lojërat Olimpike, ku edhe e kemi përfaqësuesin tonë… Ne duhet t’i përkrahim të rinjtë në sport që të na bëjnë krenarë”, tha Hoxha.
Naim Hajrizi, drejtor i klubit Trepça, tha se përkrahje e tillë nga ministrja e Integrimit Evropian e dërgon sportin përpara.
“Falënderojmë ministren që zgjodhi klubin tonë për me promovu 10-vjetorin e pavarësisë, klubi jonë është i suksesshëm dhe kjo gjeneratë është kampione në sesionin vjeshtor, me kësi përkrahje sporti shkon përpara”, deklaroi Hajrizi.