Hoxha thotë se Kosova tejkaloi pritjet me zbatimin e MSA-së, nuk jep datë për liberalizim

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 11:42 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me zbatimin e MSA-së për vitin 2018-të ku sipas saj Kosova ka arritur të tejkaloj pritshmëritë me zbatimin e marrëveshjeve të MSA-së për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.

“Zbatimi i programit kombëtar MSA për 2018 i ka tejkaluar pritjet dhe planet sipas marrëveshjes për mbështetje buxhetore për reformat e administratës, cak i Qeverisë tonë ka qenë së paku 60% ndërsa ju informoj sot se plani është tejkaluar dhe zbatimi është 68.23%”, tha Hoxha.

“…Zbatimi i MSA-së për 2019-të është 70%, 2020 80% është lajm i mirë dhe dua të falënderoj të gjitha institucionet dhe ministritë që kanë bërë punë të madhe dhe ne kemi arrit me tejkaluar planin tonë që ka qenë ambicie prej 60% dhe kemi arrit me tejkaluar”, tha ajo.

Hoxha tha se edhe zbatimi i ERA1 është rritur dhe tani pritet të nis zbatimi i ERA2.

“Zbatimi i ERA1 është rritur për 74.07% dhe tani ERA2 është në finalizim e sipër dhe do filloj së zbatuari shumë shpejtë. Qeveria është e përkushtuar që këto plane të tejkalohen gjatë viteve 2019 dhe vitet që pasojnë”, tha Hoxha.

Ajo tha se Kosova nuk ka humbur asnjë cent në marrëveshjet që janë bërë në mes Kosovës dhe BE-së ashtu siç ishte raportuar në medie.

“Qeveria ka nënshkruar dy marrëveshje me BE-në për mbështetje buxhetore, planet për zbatimin e MSA-së janë tejkaluar kemi zbatim më të madh me IPA 2016 pjesa 2 është nënshkruar kontrata për mbështetje 25 milionë euro, në IPA pjesa 2 Kosova përfiton 25 milionë euro tani me përmbushje të targetit tonë tani nuk është e vërtetë që Kosova humb miliona euro për zbatim të keq të MSA-së kemi zbatim të mirë madje tejkalim. Jemi brenda afateve kontraktuale dhe Kosova nuk ka humbur asnjë cent në këtë drejtim”, tha ajo, raporton EO.

“…Kemi pas rritje të fondeve IPA, në vitin 2017 Kosova ka përfituar 73 milionë, 2018 tani Kosova përfiton 90.5 milionë, 2019-20 do përfitojmë 200 milionë euro“, tha ajo.

Hoxha tha se Ministria e Integrimit Evropian nuk e ka synim vetëm liberalizimin e vizave por edhe anëtarësimin me organizata të mëdha dhe përfitimi që i bëhet Kosovës.

“Ministria e Integrimit Evropian liberalizimin e vizave e ka vetëm një segment i vogël në krahasim  me procesin e tërësishëm të integrimit evropian ku ne synojmë të bëhemi anëtar. Kosova fiton qindra miliona euro kjo është një arsye e madhe të ekzistoj kjo ministri, nuk është vetëm liberalizimi i vizave synim i yni”, tha Hoxha.

Ajo tha se data për liberalizim të vizave nuk mund të jap pasi që tani janë zgjedhjet parlamentare në BE dhe gjërat mund të komplikohen.

“Do të jap data kur të na komunikohen nga Parlamenti Evropian. Këshilli i Ministrave nuk mori vendim, ne po bëjmë qmos që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë, tani janë zgjedhjet parlamentare, BREXIT-it dhe rrethanat janë se nuk e dimë se çfarë mund të ndodh në një të ardhme të afërme. Kemi thirrje dhe kërkesa nga vendet tjera të BE-së të pezullohet taksa, ka qenë një kërkesë në vazhdimësi që Kosova të suspendoj taksën, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk është komunikuar, por po shohim se është bërë temë e zëshme e sidomos në ShBA suspendimi i kësaj takse”, u shpreh Hoxha.

“…Do kemi informata pas zgjedhjeve kur shohim cila forca politike do fitojnë, por forcat politike ekstreme kanë një ngritje dhe kjo do të i komplikoj gjërat, por ende nuk kemi informatë kemi kërkesa të vazhdueshme që sa më shpejtë vendimi të futet në Këshillin e Ministrave dhe posa të përfundoj atëherë hapat tjerë janë çështje teknike e procedurale dhe mbetet vetëm hyrja në fuqi e zbatimit të vizave”, tha Hoxha.

Të ngjashme