Hoxha tregon hapat për ta luftuar terrorizmin në burgje

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 13:37 | Nga

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, në hapjen e punëtorisë “Ekstremizmi i dhunshëm në burgje”,  ka thënë se është një fillim i mbarë puna e Shërbimit Korrektues drejt menaxhimit të problemit të terrorizmit dhe radikalizmit në burgje.

Postimi i Hoxhës:

“Në hapjen e punëtorisë me temën “Ekstremizmi i dhunshëm në burgje” të organizuar nga ICITAP, theksova se është fillim i mbarë i një pune të vazhdueshme për Shërbimin Korrektues të Kosovës, drejt menaxhimit të problemit të terrorizmit dhe ekstremizmit në burgje dhe qendra të paraburgimit.

Hapat e parë për të luftuar këtë fenomen, është që ta njohim dhe ta pranojmë si problem prezent në shoqërinë tonë. Mirëpres edhe nga kjo punëtori të sjell përfundime dhe të kontribuojë në gjetjen e mekanizmave kundër radikalizimit në institucionet tona korrektuese”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme