Hoxha viziton Ferdonije Qerkezin: Duhet të bëjmë çmos që kriminelët të vihen para drejtësisë

Gjakovë | 08 Mar 2019 | 12:05 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha vizitën në Gjakovë për nder të 8 Marsit, Ditës së Gruas, e vazhdoi në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezit.

Hoxha tha se krimet që kanë kryer serbët nuk duhet harruar asnjëherë nga gjeneratat dhe brezat e rinj. Ajo tha se duhet bërë çmos në mënyrë që kriminelët të vihen para drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

“Edhe pse shumë gra e vajza këtë ditë e festojnë në mënyra të ndryshme, unë desha të jem në Gjakovë sepse është ditë kur në data të rëndësishme janë ditët që ju mungojnë më shumë të dashurit tuaj dhe desha të përçoj mesazhin se duhet bërë çmos me gjet fatin e tyre dhe të bëjmë çmos që kriminelët që i bënë këto të vijnë para drejtësisë”, tha Hoxha.

“Gjithë rinia që vijnë pas nesh duhet me ditë dhe me e mbajtur mend çka ka ndodh, kurrë nuk duhet harruar”, shtoi ajo.

Ferdonije Qerkez,i gruaja të cilës më datë 27 mars të vitit 1999, serbët ia kishin marrë burrin e saj Halim Qerkezin dhe 4 djemtë Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondi, tha se kur ka këso vizita nga institucionet nuk ndihet e vetmuar.

Ajo tha se gjatë ditës së sotme edhe disa fëmijë i kanë ardhur në vizitë, raporton EO.

“Ju falënderoj juve për këtë festë që na u jeni bashkëngjitur, unë nuk e ndjej vetën e vetmuar kur vinë këso delegacione si ju, pak më parë ishin fëmijët e kopshtit ‘Driola’ u gëzova si për fëmijët e fëmijëve të mi, si për fëmijët e gjyshes”.

“… por uroj me punuar për të pagjeturit me i dënuar kriminelët dhe kështu që ishalla i arrijmë atë mundësi e dëshirën me i dënuar kriminelët serb që kanë bërë në familjen time, burrin dhe 4 djemtë dhe Kosovën që mungojnë bashkëshortet, djemtë dhe vajzat e Kosovës”, tha Qerkezi.

Qerkezi falënderoi të gjithë që kanë ndihmuar që shtëpia e saj të shndërrohet në “Shtëpi muze” dhe ka ftuar të gjithë ta vizitojnë që të mosharrohet e kaluara.

“Faleminderit institucioneve vendore e ndërkombëtare që më kanë përkrah jam falënderuar nga gjithë ata që kanë përkrahë sepse pa përkrahjen e tyre nuk do kisha mundur”, tha ai.

Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova tha se ka qenë dëshira e Nënës Ferdonije që të mos mbyllet kjo shtëpi, por të vijnë njerëz që të kujtojnë të kaluarën.

“Nënës Ferdonijes i mungon bashkëshorti me 4 djem, për ketë kontributin që ka shpall shtëpinë muze mendimi ka qenë i Nënës Ferdonie se thojke ne duhet të rijmë bashkë me komunikuar dhe dua ta dinë gjeneratat e ardhshme ta dinë se çfarë ka bërë shkjau”, tha Kumnova.

“Kjo thotë që nuk dua të mbetet shtëpia mshel por me komunikuar me njerëz ka nevojë për nevoja të institucioneve. Ka nevojë për një ciceron në mënyrë institucionale do ja lehtësojmë gjendjen shpirtërore e shëndetësore”, tha Kumnova.

Të ngjashme