Hoxhaj pranon zyrtarisht notën e njohjes nga Bangladeshi

Prishtinë | 25 Mar 2017 | 10:59 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen e Pavarësisë së vendit tonë nga ana e Bangladeshit më 27 shkurt 2017, ndërsa sot ka marrë notën origjinale të njohjes nga Bangladeshi.

“Kjo është nota origjinale e njohjes nga Bangladeshi e cila i është dorëzuar misionit tonë diplomatik në Washington. Nga dje është vendosur në arkivin e Ministrisë së Jashtme me 113 letrat tjera të njohjeve”, ka shkruar kryediplomati kosovar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Notën origjinale e ka pranuar edhe kryeministri Isa Mustafa në formë elektronike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme