Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mbështetur nga UNDP ka realizuar hulumtimin “Kosto e Punës 2018”. Përmes këtij projekti është matur niveli dhe struktura e kostove të punës që mbulohen nga punëdhënësit me qëllim të punësimit të stafit, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se përmes këtij projekti paga mesatare në Kosovë ka dalë të jetë 505 euro.
“Paga mesatare në vendin tonë ka dal në gjithë sektorët 505 euro, kjo është pagë e kushtueshme për të gjithë punëdhënësit e që punëmarrësit ankohen për paga të ulëta. Paga nuk është ajo çka e merr ka kontributin e vet vendin e punës, mirëmbajtjen dhe gjithë teknologjinë që një punëtorë e ka për të realizuar vendin e punës”, ka thënë Shahini.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, tha se këto të dhëna do të shërbejnë gjithashtu në të ardhmen për planifikimet e reja të punës.
“E kam prit me padurim një hulumtim të tillë, ky hulumtim rreth nevojave të punës që është e nevojshme për të gjithë sektorët do të na hynë në punë hulumtimet e tilla. Këto të dhëna që i kanë nxjerrë gjatë hulumtimin do të na ndihmojnë që në të ardhëm planifikimet për vendin e punës të jenë më të qarta. Realisht në tjetrën anë ne ballafaqohemi me kërkesa që janë të arsyeshme në nivelin e vendit dhe natyrisht këtu bien në pyetje shpenzimet qoftë në sektor publik apo privat, duhet t’i bëjë për të krijuar një vend pune”, ka thënë Reçica, raporton EO.
“…Ky është hulumtimi i dytë sa i përket fuqisë punëtore. Pres që këto rezultate të na shërbejnë në praktikë për krijimin e vendeve të punës. Dua të sigurojë që si qeveri jemi të përkushtuat jo vetëm këtë vit, por edhe vitet e ardhshme të punojmë për ekonominë”, tha ai.
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Alessandra Roccasalvo, tha se përmes këtyre të dhënave ata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë do ta kenë shumë më lehtë.
“Ne jemi të angazhuar kohë të gjatë në Kosovë e pse jemi te angazhuar me Aleancën e Bizneseve është se kemi nevojë për të dhëna. Kostoja e pagës është shumë e rëndësishme. Kam marr cv shumë të mira nga të diplomuarit, kemi nevojë për të gjitha sektorët, është përgjegjësi e secilit që ta bëjë një vend ekonomik ta rris prodhimin”, tha ajo.
“…Kosova po rritet, po besoj që rritja është provë e natyrshme, askush nuk mund t’i ndihmojë as BE-ja as Amerika dhe as vendet e tjera më shumë se Kosova vetës në ngritje. Rritja ekonomike nuk është e mjaftueshme duke parë rininë e Kosovës që ka shumë të diplomuar. Ne kemi marrë shumë të dhëna nëse dikush dëshiron të investojë përmes të dhënave e dinë se sa kushton”, tha ajo, raporton EO.
Ky projekt është mbështetur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë dhe është realizuar në 26 komuna të Kosovës dhe ka përfshirë ndërmarrjet që kanë mbi 10 të punësuar.