Humb jetën një punëtor në Prishtinë

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Një person derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim, ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti pasi është dërguar në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë. Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë.

Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme