Një aksident zinxhiror komunikacioni ka ndodhur sot pas mesnate në Vushtrri, ku për pasojë janë lënduar dy persona dhe janë dëmtuar tetë vetura.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orës 01:00 pas mesnate në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë te autosalloni “Omega” në Vushtrri.
“Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit ndaj veturës, ku vetura në lëvizje ka dalë nga shiriti rrugor, me ç’rast ka goditur shtatë vetura tjera të cilat ndodheshin ne parkingun e autosallonit”, ka thënë Zahiti.
Bëhet e ditur se drejtuesi i veturës, i cili ishte shkaktar i aksidentit, dhe pasagjeri kanë kërkuar trajtim mjekësor.