Ekonomia Online
FUNDIT

Hutohet duke pirë ujë, pranon gol qesharak

Hutohet duke pirë ujë, pranon gol qesharak

Duisburg arriti sot një fitore të vështirë prej 2:1 ndaj Ingolstadt në Bundesliga 2. Por fitoren ia vuri në dyshim gabimi trashanik i portierit Mark Flekken, kur te rezultati 1:0 për vendësit, ai pranoi një gol qesharak. Zhvillohej minuta e 18-të, kur Flekken u et aq shumë sa që u fut brenda portës së tij […]

Duisburg arriti sot një fitore të vështirë prej 2:1 ndaj Ingolstadt në Bundesliga 2.

Por fitoren ia vuri në dyshim gabimi trashanik i portierit Mark Flekken, kur te rezultati 1:0 për vendësit, ai pranoi një gol qesharak.

Zhvillohej minuta e 18-të, kur Flekken u et aq shumë sa që u fut brenda portës së tij për ta shuar etjen, ndërkaq skuadra kundërshtare po avanconte në sulm.

U bë vonë kur atij më në fund i ra në mend që duhet të mbrojë, pasi që kundërshtari Stefan Kutschke tundi rrjetën për 1:1.

Të ngjashme