Ekonomia Online
FUNDIT

Hysaj pëson lëndim, Napoli konfirmon se shkodrani nuk do të grumbullohet me Shqipërinë

Hysaj pëson lëndim, Napoli konfirmon se shkodrani nuk do të grumbullohet me Shqipërinë

Elseid Hysaj ka pësuar një lëndim të frikshëm në ndeshjen Torino – Napoli, e vlefshme për javën e shtatë të Serie A. Mbrojtësi shqiptar ka lëshuar fushën e lojës në minutën e 34-të, pasi pësoi një lëndim në gjoks. Pas lëndimit të pësuar, lojtari nuk do të mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet […]

Elseid Hysaj ka pësuar një lëndim të frikshëm në ndeshjen Torino – Napoli, e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.

Mbrojtësi shqiptar ka lëshuar fushën e lojës në minutën e 34-të, pasi pësoi një lëndim në gjoks.

Pas lëndimit të pësuar, lojtari nuk do të mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë.

Këtë gjë e ka konfirmuar Napoli nëpërmjet një deklarate për media të lëshuar pas ndeshjes me Torinon.

“Hysaj ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në pjesën e kraharorit. Pas një ekzaminimi klinik dhe radiologjik, kjo ishte diagnoza e fundit për Elseid Hysajn, i cili doli nga sfida pas një përplasje në takimin mes Torinos dhe Napolit.

“Mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares së Shqipërisë”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit italian.

Kësisoj Hysaj do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë për takimet me Turqinë dhe Moldavinë që Kuqezinjtë i zhvillojnë në muajin tetor.

Të ngjashme