Hyseni: Vendimi i Kurtit manovër për të blerë kohë, Kosova e pafuqishme…

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni thotë se sinjalet e para nga bashkësia ndërkombëtare nuk janë të mira pas vendimit të Kurtit për taksën. Ai shtoi se nuk kishte pajtim me s parnerëve të koalicionit qeverisës për vendimin e Kurtit.

Hyseni, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se po pret me shumë kureshtje reagimin e Amerikës për këtë vendim të Kurtit.

“Në bazë të pak informacioneve që kam të dorës së parë nga Uashingtoni, gjendja qëndron jo e mirë. Pakënaqësia është shumë e madhe. Ka intenca që në Uashington dhe në qendra tjera të Evropës të interpretohet ky vendim i Kurtit si një manovër politike për të blerë kohë me qëllim zvarritjen e proceseve”.

Ai ka thënë se Kosova është tërësisht e pafuqishme të marrë vendime të pakoordinuara me miqtë ndërkombëtarë. Hyseni thotë se nuk ka pasur një dakordësim në arritjen e marrëveshjes së koalicionit për çështjen e reciprocitetit.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së thotë se ndaj Serbisë koncesione për Kosovën mund të nxjerrin vetëm SHBA dhe Bashkimi Evropian.

“Ne vazhdimisht kemi folur për ndaljen e fushatës lobuese të Serbisë për tërheqjen e njohjeve por asnjëherë nuk kemi arritur të ndalim këtë proces”, tha ndër të tjera Skender Hyseni.

Të ngjashme