I dogjën 60 çadra plazhi, flet pronari i lokalit: S’kam konflikt me njeri

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 01:30 në Drimadhë u dogjën 60 çadra plazhi të një biznesi që operon në këtë plazh.

Pronari i këtij biznesi, Bilbil Domi ka deklaruar në polici se nuk ka pasur konflikt me asnjë person dhe për pasojë nuk di se për çfarë arsye mund t’i jetë vënë flaka shezlongëve.

Ndërkohë mësohet se në lokalet pranë vendit të ngjarjes nuk ka pasur kamera sigurie, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Të ngjashme