I jepet lamtumira e fundit ish-kolonelit të FSK-së, Skënder Hajdari

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Me pjesëmarrjen e familjarëve dhe kolegëve, i është dhënë lamtumira e fundit zyrtarit të lartë të FSK-së, Skender Hajdarit.

Me ceremoni ushtarake dhe nën përcjelljen e ushtarëve të FSK, i ndjeri Hajdari është varrosur në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

I ndjeri ka qenë edhe ushtar i UÇK-së në rajonin e Shalës së Bajgorës.

Në fshatin Zijaçë, Hajdari dje u gjet i plagosur rreth orës 11:20, ndërsa me urgjencë ishte dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Edhe Komuna e Mitrovicës, sot gjatë ditës ka organizuar homazhe në Qendren e Kulturës. /Jepi Zë

May be an image of 1 person, standing, military uniform and outdoors
May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Të ngjashme