I mituri sulmon fizikisht një bashkëmoshatar në Lipjan, i shkakton lëndime

Prishtinë | 05 Kor 2026 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën “Ismet Asllani” në Lipjan, është raportuar një incident ku një i mitur ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Sipas informacioneve të policisë, si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka njoftuar se, në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti dhe po zhvillohen procedurat e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme