“I morën në qafë duke bërë gara”, gazetari flet pas vdekjes së dy motrave në Gjermani

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Dy motra nga Topanica e Kamenicës humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Gjermani, të shtunën e 20 qershorit.
Erza dhe Aulona Zubaku nuk arritën t’iu bëjnë ballë plagëve që morën pas përplasjes në autostradën A5, pranë Appenweier dhe për pasojë vdiqën.

Sipas autoriteteve gjermane, pak pas orës 11:30 të së shtunës, pranë zonës së pushimit Renchtal, ndodhi një përplasje anësore mes dy veturave gjatë një manovre për ndërrimin e korsisë nga ajo e mesme në të majtën.

Si pasojë, ndodhi edhe aksidenti fatal, për çka i mllefosur dhe i indinjuar u shpreh gazetari shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Nefail Maliqi.

“Është shkaktuar një aksident zinxhiror, ku në fakt [dy makinat] kanë qenë një garë, duke u shtyr mes veti, dhe siç themi ne shpesh, i kanë marrë në qaf njerëzit e tjerë”, u shpreh gazetari në emisionin “Kosova Today”.

Të ngjashme