Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por mediat italiane raportojnë se ai nuk është në rrezik për jetën. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe karabinierët, raporton Tvklan.
Bombola shpërtheu për shkak të një shkëndije, sipas hetimeve paraprake. Megjithatë pritet ekspertiza e plotë për të saktësuar shkaqet e plota. 27-vjeçari shqiptar ishte duke punuar për montimin e bombolës kur ndodhi incidenti. Emri i tij nuk është bërë me dije nga mediat italiane.