I shumëkërkuari nga Barca nënshkruan kontratën e re

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë.

Andre Onana e ka vazhduar kontratën me Ajaxin.

Skuadra holandeze ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin për vazhdimin e kontratës, përcjell lajmi.net.

Onan ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022, gjersa ajo e kaluar skadonte në vitin 2021.

Kështu, Barcelonës i shuhen shpresat për transferimin e portierit, pasi e kërkonte si zëvendësues të Jasper Cillesen që e dëshiron largimin për shkak të minutazhës së vogël. 

Të ngjashme