Ibrahimovic: “Goli i Ronaldos më i bukur se i imi”

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 14:29 | Nga

Ibrahimovic ka folur sërish për golin e Ronaldos, duke e vlerësuar për realizimin – sidomos për shkak të rëndësisë së garës që shënoi, Champions League.

Zlatan Ibrahimovic debutoi në MLS me një gol shumë të bukur javën e kaluar, por nuk ka dyshim se ai i Cristiano Ronaldos është më ndryshe.

Kurse ditë më parë, ish-lojtari i shumë klubeve evropiane, tha për golin e CR7 se “duhet të provojë të shënojë me gërshërë nga 40 metra”, diçka që e kishte bërë suedezi në miqësoren kundër Anglisë.

“Mendoj se është diferencë e madhe sepse ai shënoi në Ligën e Kampionëve, kurse unë në MLS, kështu që është diferencë e madhe”, u shpreh Ibrahimovic, raporton Goal.

“Goli është gol, nëse mund ta ndihmoni ekipin duke shënuar gol është shumë e rëndësishme, s’ka rëndësi se si e shënon. Por, kur shënoni gol të bukur, është më mirë le të themi, është fantastike, ndiheni shumë më mirë”, shtoi Ibra.

Të ngjashme