Ibrahimoviç mungon një muaj

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pritet të mungojë rreth një muaj, pasi ekzaminimet mjekësore kanë treguar një lëndim në muskulin e pasmë të poshtëm të këmbës (m. Soleus).

Pas largimit nga stërvitjet e të hënës u dyshua se dëmtimi qëndronte në tetivën e Akilit, mirëpo testet mjekësore treguan të hënën se lëndimi është më i lehtë – njofton Sky Sport Italia.

Përmes një njoftimi, Rossonerët kanë njoftuar se 38-vjeçari e ka lënduar muskulin soleus në pjesën e pasme të kërcirit gjatë përfundimit të seancës stërvitore.

Ibra do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sërish pas dhjetë ditëve për të mësuar se shkallën e përmirësimit dhe kohëzgjatjen e mëtutjeshme të rikuperimit.

Nëse gjithçka shkon mirë, Zlatan do të mund të luajë brenda një muaji, që do të thotë se do të mund t’i ndihmojë Milanit për ta kompletuar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të ngjashme