Icardi ia ka komunikuar PSG-së vendimin për largim

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi argjentinas do të rikthehet përkohësisht në Inter gjatë verës, me mundësi transferimi në Juventus më pas.

Mauro Icardi nuk do ta vazhdojë eksperiencën në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi argjentinas është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi tek gjiganti francez.

Mirëpo, futbollisti i Interit ua ka komunikuar drejtuesve të kampionit francez dëshirën për t’u larguar.

Mediat italiane shkruajnë se PSG-ja ishte e gatshme ta blinte përfaqësuesin argjentinas për 65 milionë euro në fillim të eksperiencës së tij franceze.

Por, më pas ish-futbollisti i Sampdorias pati rënie të formës dhe drejtori sportiv Leonardo e ndërroi mendjen.

Tash, Icardi do të rikthehet përkohësisht në Inter e më pas “Nerazzurri” do ta kërkojnë një klub të ri për të.

Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi i rrezikshëm të përfundojë në Juventus.

Së fundmi flitet se edhe Milani është futur në garë për Icardin. 

Të ngjashme