Idrizi del në terren pasditen e së shtunës, sheh nga afër punimet e dy rrugëve

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, këtë pasdite ka bërë një vizitë tek dy rrugë të cilat po vazhdojnë punimet në këtë komunë.

Idrizi, ka ndarë pamje në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihet se edhe vikendit vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrugës “Bekim Berisha-Abeja” dhe rrugën “Avni Saraçi”, raporton Ekonomia Online.

Me të njëjtin postim, i pari i komunës u ka uruar fundjavë të mbarë qytetarëve të Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

PASDITE TË MBARË

Me pamje nga punimet në rrugën “Bekim Berisha-Abeja” dhe rrugën “Avni Saraçi”, ju uroj fundjavë të mbarë!

#përqytetarët

Të ngjashme