Idrizi pret ambasadorin Guérot, bisedojnë për mundësinë e bashkëpunimit të Vushtrrisë me komunat franceze të rajonit Hauts-de-France

Vushtrri | 20 Dhj 2022 | 14:03 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Idrizi dhe Guérot kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, bujqësisë dhe turizmit, me komunat e regjionit Hauts-de-France, komuna të cilat kryetari i Vushtrrisë i kishte vizituar në qershor të këtij viti.

Në agjendën e këtij takimi ishte dhe vizita së bashku në Qendrën e Frankofonisë në SHMU-II.

“Ambasadori i dha mbështetje bashkëpunimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe komunave franceze të regjionit Hauts-de-France”, ka thënë kryetari Idrizi.

Idrizi e ka falënderuar ambasadorin Guérot për vizitën.

Të ngjashme