Idrizi pret në zyre futbollistët e rinj vushtrrias që fituan kupë në turnirin Internacional Summer Cup

Vushtrri | 03 Kor 2024 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në zyrën e tij futbollistët e rinj të Fc Forca nga Vushtrria, të cilët u renditen në vendin e dytë në grupmoshat U13 dhe U11, duke fituar dy kupa.

“Në turnirin Internacional Summer Cup, futbollistët e FC “Forca” fituan dy kupa, duke u renditur në vendin e dytë me dy grupmosha, U13 dhe U11. Pas këtij suksese, pata kënaqësinë që futbollistët e talentuar t’i pres në zyrën time. Ju lumtë, e shumë suksese edhe në garat e tjera”, ka shkruar Idrizi.

Të ngjashme