IKSHPK-ja në ditën e Bajramit bën thirrje për respektim të masave

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike edhe njëherë ka bërë thirrje për respektim të masave për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Duke uruar festën e Bajramit, në njoftim thuhet se numrat e të infektuarve tregojnë për sjelljen e qytetarëve.

“Thjesht virusi nuk shtetësi, racë, gjini as etni. Virusi e shfrytëzon gabimin tonë, ai pret dhe kërcen në afërsi më pak se dy metra në gojë apo hundë të pa mbuluar ose duar te pa lara! Po që se qëndrojmë larg njëri tjetrit, me gojë dhe hundë të mbuluar dhe duar shpesh të lara, virusi vdes! Nëse nuk i përmbahemi këtyre masave, atëherë, fatkeqësisht ka mundësi virusi të marr jetë të pafajshme”, thuhet në njoftim.

IKSHPK thotë se nëse qytetarët iu përmbahen masave, virusi nuk mund ta dëmtojë askënd.

“Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme