Instituti i Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga një zjarr i vogël në orët e para të së dielës.
IML ka dalë me një reagim dhe ka bërë të ditur se zjarri është shuar nga zjarrfikësit.
Shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në njërën nga pajisjet në korridor.
“Sot më 30.06.2024 rreth orës 02:00 të mëngjesit, në njërën nga korridoret e daljes emergjente është lokalizuar zjarri nga stafi kujdestar në IML dhe i njëjti është shuar nga zjarrfikesit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe ekspertët e zjarrit dhe elektroteknikës. Sipas vlerësimeve preliminare shkaku i zjarrit ka qenë defekti elektrik në njërën nga pajisjet elektrike në korridor, mirëpo mendimi përfundimtar do të jepet pas ekspertizës finale e cila do t’i dorëzohet Prokurorisë. Dëmi material është i vogël”, theksohet në njoftim.