Incident i rëndë në Klinë, arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një tentim vrasje është raportuar pasditen e djeshme në Klinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një i dyshuar me veturë me targa lokale dyshohet se ka goditur një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona.

Si pasojë e incidentit, dy personat në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore.

“Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar I cili ka urdheruar te iniciohet rasti dhe te ndermerren veprimet hetimore”, thotë PK.

Të ngjashme