Incident i rëndë në Tiranë, makina futet me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej”

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin Skënderbej ku një shofer i papërgjegjshëm ka hyrë brenda sheshit me një shpejtësi tej normave, në një zonë pedonale, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve.

Qytetarët që gjindeshin në sheshin “Skënderbej” e neutralizuan sulmuesin pas disa përpjekjeve.

Shoferi u neutralizua dhe në këtë moment dhjetra qytetarë kanë afruar dhe e kanë goditur.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar nga ky incident në Tiranë.

Në sheshin Skënderbej, ndodheshin edhe dhjetra fëmijë që kanë zgjedhur të kalojnë një të dielë të këndshme me prindërit e tyre.

LEXO EDHE:


Të ngjashme