Incidentet gjatë vizitës së serbëve në Potërç të Klinës, reagon Jevtiq

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 15:41 | Nga

Bllokada e rrugëve dhe parandalimi i personave të zhvendosur të paktën në vizitën ditore në Kishën e Trinisë së Shenjtë në fshatin Potërç pranë Klinës është një akt i turpshëm që nuk sjell asgjë të mirë për këdo që jeton në Kosovë.

“Kjo është e papranueshme, dhe për këtë dhe për incidente të ngjashme ne duhet i ndalojmë “, tha zëvendëskryeministri dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq pas informatave se një grup i serbëve të zhvendosur u pengua të vizitonte kishën.

Ministri thotë se është e trishtueshme që ky nuk është i vetmi incident i këtij lloji, por që kjo është diçka që shpesh përsëritet.

Jevtiq thekson se ai do të përdorë autoritetin e tij me komunitetin ndërkombëtar, si dhe me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve dhe institucioneve relevante në Kosovë, për të treguar seriozitetin e situatës dhe dëmtimin që po shkaktojnë këto ngjarje.

“Pasojat e asaj që po ndodh sot janë të mëdha: kjo nuk është vetëm parandalimi i njerëzve të zhvendosur që vizitojnë kishën dhe predikimi i besimit të tyre, kjo është një bllokadë e gjithçkaje që po përpiqemi të bëjmë në lidhje me kthimin dhe mbijetimin e serbëve në Kosovë” , shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme