India vendi më i rrezikshëm në botë për gra

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 15:51 | Nga

India është vendi më i rrezikshëm në botë për gratë, kjo për shkak të rrezikut të lartë të dhunës seksuale dhe punës së skllevërve, transmeton CNN.

Fondacioni “Thomson Reuters” publikoi rezultatet e një sondazhi prej 550 ekspertësh të çështjeve gjinore, të cilat tregojnë se India është vendi më i rrezikshëm për dhunën seksuale ndaj grave, si dhe trafikimin e qenieve njerëzore për punë shtëpiake, punën e detyruar, martesën e detyruar, skllavërinë seksuale dhe abuzim fizik.

India ishte vendi i katërt më i rrezikshëm për gratë në të njëjtën studim shtatë vjet më parë.

Nëntë nga dhjetë vendet në këtë listë ishin nga Azia, Lindja e Mesme apo Afrika.

I vetmi vend perëndimor që përfshihet në listë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne Indi ekziston një shqetësim i madh publik veçanërisht pas një sërë rastesh të përdhunimit, duke përfshirë edhe dy sulme ndaj vajzave të moshës 16 dhe 8 vjeç. Në prill mijëra protestues dolën në rrugë për të kërkuar mbrojtje për gratë, dhe disa nga tubimet më të mëdha u organizuan që nga përdhunimi dhe vrasja e një studenti në Delhi në vitin 2012.

India ka luftuar shumë kohë me çështjen e dhunës seksuale. Në muajt pas rastit 2012, qeveria qendrore miratoi legjislacionin që shton ndëshkimet për sulmet seksuale, përdhunimin dhe abuzimin seksual, duke përfshirë shtrirjen e dënimeve me burg dhe futjen e dënimit me vdekje.

Por, pavarësisht nga futja e ligjeve më të rrepta, rreth 100 sulme seksuale raportohen çdo ditë në polici. Sipas Zyrës Kombëtare të Krimit, supozohet se rreth 39,000 sulme ishin raportuar në 2016, një rritje prej 12% nga viti i kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme