Indianët të shqetësuar:Taxh Mahal po e ndërron ngjyrën

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 09:14 | Nga

Gjykata Supreme e Indisë e ka udhëzuar qeverinë që të kërkojë ndihmë nga jashtë vendit, për të rregulluar një problem që po shqetëson vendin – ngjyrën e ndërtesës ikonike Taj Mahal, shkruan BBC
“Edhe nëse keni përvojë dhe mundësi, nuk jeni duke i përdorur. Apo ndoshta nuk ju intereson”, thanë gjyqtarët e Supremes.

Gjykata tha që ndërtesa e famshme e Indisë, e ngritur në shekullin e 17’të me mermer të bardhë, tash ka fituar ngjyrë të verdhë dhe po shkon drejt ngjyrës së kaftë dhe të gjelbër.

Ndotja e ajrit, ndërtimet e vrazhda pranë zonës dhe insektet thuhet të jenë disa prej arsyeve për këtë ndërrim të ngjyrës.

Më herët, qeveria kishte mbyllur mijëra fabrika në atë zonë në tentim për ta ruajtur pallatin e famshëm, por aktivistët thonë që mermeri thjesht po e humb shkëlqimin.
Taj Mahal ishte ndërtuar nga mbreti Shah Jahan në Agra dhe tash është një prej vendeve më të vizituara në botë me rreth 70 mijë turistë në ditë. /Gazetametro

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme