Infektologu Krasniqi: Nga gjysma e prillit presim fluks të infektuarish

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 00:18 | Nga Ekonomia Online

Infektologu Valbon Krasniqi thotë se stabiliteti i gjendjes në Kosovë pritet të shihet kah fundi i muajit Prill.

Ai në Interaktiv tha seka gjysma e këtij muajit presim një fluks më të madh të pacientëve, por që mbetet të shihet se sa po respektohen masat nga qytetarët mbetet edhe të shihet se kur do të qetësohemi.

Ai ka bërë apel që të kujdesen për shëndetin çdo qytetarë.

“Presim një fluks më të madh të pacientëve kah gjysma e prillit, sa i përket stabilitetit të gjendjes të shohim deri kah fundit i Prillit si po shkon gjendja, andaj presim sa po zbatohen këto masa ndajë qytetarëve. Po ashtu edhe zbulimi i vaksinës është larg andaj të kujdesemi për vetën. Në përgjithësi ne sa I kemi në nivel të rasteve “, tha Krasniqi.

Të ngjashme