Vazhdon projekti për kubëzimin e rrugëve në fshatin Reti e Poshtme. Ecurinë e punimeve në realizimin e këtij projekti, i cili financohet nga buxheti i Komunës, nga afër e kanë parë Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit i shoqëruar nga Mirsad Qehaja, kryetari i këshillit të fshatit Reti e Poshtme.
Për fillimin e punëve në kubëzimin e dy rrugëve, Mirsad Qehaja kryetar i këshillit të fshatit Reti e Poshtme, ka falënderuar kryetarin Vehapi, për projekte të cilat janë të një rëndësie të madhe dhe besoj se edhe në të ardhmen do të ketë projekte të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve të këtij fshati.
Kryetari Vehapi, ka thënë se gjatë këtij viti është paraparë që të fillojnë punimet në kubëzimin e dy rrugëve dhe gjatë vitit 2017, do të ketë edhe projekte të tjera të cilat kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Reti e Poshtme.