Inspektorati komunal ndërmerr veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës së Veiur, Erden Atiq njofton se inspektorati komunal ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar.

Atiq njofton se kjo është bërë me kërkesën e qytetarëve.

“Me kërkesën e qytetarëve, inspektorati komunal në bashkëpunim me institucionet tjera gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar”, njofton Atiq.

Ai ka thënë se janë të përkushtuar t që në komunën e tyre të kujdesen për shëndetin e qytetarëve.

“Edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë inspektimet nëpër marketet e qytetit. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunim me institucionin e komunës së Mitrovicës Veriore”, ka shkruar ai.

Të ngjashme