Instituti Pedagogjik ka synim rritjen e cilësisë në arsim

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 15:46 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK) , ku ka parë nga afër punën që po bëhet në këtë institucion arsimor shkencor.

Ministri Bajrami përgëzoi hulumtuesit shkencor të këtij Instituti për përkushtimin e tyre në punën kërkimore shkencore dhe ndihmën e madhe që po japin në projekte dhe strategji të ndryshme arsimore si dhe trajnimin e mësimdhënësve për zbatimin e suksesshëm të Kurrikulës së re të Kosovës.

Pasi që theksoi rëndësinë e që ka Instituti Pedagogjik në misionin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim. “Instituti Pedagogjik , duhet të prijë në trajnimin e mësimdhënësve dhe të jetë më proaktiv edhe në aktivitetet tjera sa i përket  ngritjes se standardeve  në mësimdhënie dhe procese tjera me rëndësi në sektorin e arsimit”,  tha ministri Bajrami.

Ndërkaq, u.d e drejtores së Institutit Pedagogjik, znj. Laberie Luzha e njoftoi Ministrin me zhvillimet në këtë institucion, punën dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Instituti, me theks të veçantë buxheti i vogël  sa i përket botimit te projekteve kërkimore shkencore  dhe objekti i joadekuat për punë.

Ministri Bajrami, në bashkëbisedim me punonjësit e këtij institucioni  tha se do  të keni mbështetjen e plotë që ta realizoni misionin tuaj ,  që të jeni partner jo vetëm i MASHT-it,  por  edhe DKA-ve ,  për  të  ofruar shërbime  të mira pedagogjike  dhe për të qenë partner edhe në vlerësimin e performancës . Ndërsa sa i përket  objektit , ministri Bajrami tha se  së shpejti do të bëhet një zgjidhje e përhershme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme