Instituti i Prishtinës për Studime Politike me tryezë për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 12:27 | Nga

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur një tryezë ku është diskutuar rreth “anëtarësimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, Këshillin e Evropës dhe INTERPOL”.

Në këtë tryezë ka folur eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Robert Muharremaj, i cili ka thënë se paralajmërimet për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian për fillimin e vitit tjetër janë vështirë të realizueshme, njofton Klan Kosova.

Po ashtu ai ka thënë se Kosova është në defansivë edhe sa i përket njohjeve të reja duke pasë parasysh faktin se vitin e kaluar dhe këtë vit janë vetëm tre njohje ndërsa në të njëjtën kohë, Serbia është duke bërë fushatë të egër tek shtetet e ndryshme për t’i tërhequr njohjet për shtetin e Kosovës.

Ndërkohë Veton Elshani nga Policia e Kosovës ka thënë se janë shumë optimist që Kosova këtë vit do të arrijë të anëtarësohet në INTERPOL pasi që ka koordinim të mirë ndërinstitucional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme