Instituti zviceran rekomandon hetim të ri për rastin Dehari

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Raporti nga ekspertiza e  Instituti zviceran thotë se për rastin e Astrit Deharit  ka dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes dhe se duhet pasur parasysh intervenimin e një personi të tretë. Me këtë rast rekomandohet një hetim i ri me një super-ekspertizë në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore në Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se më 23 tetor 2019 ka pranuar të përkthyer në gjuhen shqipe raportin 58-faqesh të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit.

Prokuroria bën me dije se sot, raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe i është dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.

Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton – citojmë:

1.         Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.

2.         Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmbanë pak ose shumë pak ADN.

3.         Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë  se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i  qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria do të vazhdoj me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ku do t’i dëgjoj edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, si dhe ekspertët e Insitutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, për sqarimin e raporteve të tyre dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet një super-ekspertizë jashtë vendit në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes.

Prokurori i Shtetit siguron familjen Dehari dhe opinonin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime profesionale deri në zbardhjën e plotë të këtij rasti.

Përfundimet e raportit në gjuhën frënge dhe të përkthyera në gjuhën shqipe i gjeni të bashkangjitura më ketë komunikatë”. 

Të ngjashme