Interi raportohet se ka arritur marrëveshje për huazimin e Eliaquim Mangalas nga Manchester City.
Jeison Murillo pritet të kalojë te Valencia, ndërsa “Nerazzurrë” për mbrojtës kanë zgjedhur reprezentuesin francez.
Sipas “Premium Sport”, të dy klubet kanë arritur marrëveshje.
Transferimi do të behet me Mangalan që do të kalojë si huazim te italianët, pa detyrim blerje.
Klubi anglez është pajtuar që ta paguajë një pjesë të pagës së tij, pasi për Interit është e lartë.