Moise Kean ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira këtë sezon për Juventusin dhe raportohet se një nga klubet e interesuara për atë tani është edhe Interi.
Sipas Corriere dello Sport, shefi i Interit Giuseppe Marotta dhe drejtori sportiv Piero Ausilio kanë folur me agjentin e lojtarit, Mino Raiola. Kontrata e lojtarit skadon në vitin e ardhshëm, kështu zikaltrit do tentojnë ta marrin si lojtar të lirë.
Sidoqoftë, Zonja e Vjetër tashmë ka filluar punën në kontratën e re për 19-vjeçarin, teksa drejtori Fabio Paratici është duke analizuar një transferim të mundshëm të Mauro Icardi dhe Milan Skriniarit.