Interi dëshiron yllin e Newcastle, Longstaff

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Interi thuhet se është i interesuar për yllin e ri të Newcastle, Mattheë Longstaff, i cili do të jetë në dispozicion si një transferim i lirë këtë verë.

20-vjeçari ende nuk e ka zgjatur marrëveshjen e tij me klubin anglez, edhe pse trajneri Steve Bruce shpreson që klubi të arrij në një marrëveshje me mesfushorin e ri.

Sipas The Sun, Nerazzurrët i janë bashkuar garës për nënshkrimin e lojtarit, por ata përballen me konkurrencë nga Borussia Dortmundi dhe Ajaxi.

Në Angli, West Ham dhe Everton janë gjithashtu të interesuar në anglezin, i cili ka luajtur 12 ndeshje për Newcastle në sezonin e tij të parë.

Gazeta britanike raporton se lojtari ka vendosur të ndryshojë agjent për të zgjidhur të ardhmen e tij.

Longstaff ka shënuar dy herë në shtatë ndeshje të Ligës Premier në këtë sezon, ku të dy golat erdhën kundër Manchester United.

Mesfushori i ri gjithashtu shënoi edhe në Kupën FA kundër Rochdale në janar. 

Të ngjashme