Ekonomia Online
FUNDIT

Interi dhe Milani në formë të lartë para derbit historik

Interi dhe Milani në formë të lartë para derbit historik

Interi dhe Milani do të luajnë mes vete në xhiron e ardhshme në Serie A pas pushimit ndërkombëtar. Të dy skuadrat e kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, duke regjistruar fitore në tri xhirot e para. Kësisoj, “Derby della Madonnina” do të jetë historik, përveçse pritet të jetë edhe mjaft interesant. […]

Interi dhe Milani do të luajnë mes vete në xhiron e ardhshme në Serie A pas pushimit ndërkombëtar.

Të dy skuadrat e kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, duke regjistruar fitore në tri xhirot e para.

Kësisoj, “Derby della Madonnina” do të jetë historik, përveçse pritet të jetë edhe mjaft interesant.

Më 16 shtator do të jetë hera e parë në histori që Interi dhe Milani do të përballen me njëri-tjetrin, duke qenë të barabartë me pikë në krye të tabelës.
Interi prin, Milani është i dyti. Të dy skuadrat kanë nga 9 pikë.

“Nerazzurrët” kanë marrë fitore kundër Monzas, Cagliarit dhe Fiorentinas, ndërsa “Rossonerët” kanë mundur Bolognan, Torinon dhe Romën.

Të ngjashme