“Nerazzurri” e kanë bërë zgjedhje të parë Juan Musson e Udineses si pasues të 36 vjeçarit, i cili po shkon drejt fundit të karrierës
Samir Handanovic po shkon drejt fundit të karrierës.
Portieri slloven i ka mbushur 36 vjet dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në fanellën e Interit.
Ai ishte portieri i parë i padiskutueshëm në sezonet e fundit, por mosha e tij e shtyrë i ka detyruar “Nerazzurri” ta kërkojnë pasuesin e tij.
Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Zikaltrit tashmë e kanë gjetur portierin e ri.
Zgjedhje e tyre e parë është bërë portieri i Udineses, Juan Musso.
Mbetet të shihet nëse Interi do të arrijë marrëveshje me Bardhezinjtë për portierin.