Interi pritet të ndërmarrë një masë të re ndaj Mauro Icardit, pasi raportohet se e ka kërcënuar se do ta mbajë dy vjet jashtë fushave, nëse ai nuk pranon një largim.
Sulmuesi ka kontratë deri në qershor të 2021-s dhe ka refuzuar çdo opsion tjetër, përfshirë Napolin e Romën, sepse është i vendosur ose të mbesë tek Interi ose t’i bashkohet Juventusit.
Edhe pse i është bërë e ditur se nuk është pjesë e planeve të Interit, Icardi ka vazhduar duke u barrikaduar kundër largimit.
Sipas “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport”, Interi tani po merr hap tjetër dhe po e kërcënon argjentinasin me dy vjet jashtë fushave.
Po ashtu pritet që lojtari ta padisë klubin për mostrajtim të duhur në vendin e punës, por Interi ka menduar ta vërë Icardin në listën e lojtarëve të skuadrës, por të mos e inkuadrojë kurrë në lojë.
Pos kësaj, Interi po mendon edhe shkëmbimin e Icardit me sulmuesin e Paulo Dybalas së Juventusit, që po i reziston largimit drejt Manchester Unitedit.
Vetëm gjashtë muaj më parë Icardi ishte kapiten i Interit dhe yll i padiskutueshëm i skuadrës. Pas disa problemeve me klubin, atij iu hoq shiriti i kapitenit dhe menjëherë u vu në shitje.