Raportohet se Interi synon të përforcohet me yllin e Tottenhamit, Christian Eriksen.
Gianluca di Marzio raporton se Interi ka kontaktuar me agjentët e mesfushorit danez, i cili në fund të sezonit i skadon kontrata aktuale me Tottenhamin.
Sipas këtyre raporteve thuhet se Interi do të preferonte që ta merrte Eriksenin falas në verë, derisa Tottenhami synon që ta shesë në janar dhe të arkëtojë rreth 20 milionë euro, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se për shërbimet e tij kanë shprehur interesim disa skuadra të mëdha.