Interi luan për t’u afruar me titullin, Juventusi me Championsin

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Interi dhe Juventusi i luajnë sot ndeshjet e tyre të javës së 33-të në Serie A.

“Nerazzurët” kërkojnë pikët e plota për t’u afruar shumë me titullin, shkruan Gazeta Express.

Ekipi i Contes përballë do ta ketë Veronan pa objektiv këtë sezon. Ata gjenden në mes të tabelës.

Në anën tjetër, Juventusi kërkon të mbes në katër vendet e para. Por, për ta bërë këtë duhet ta mposhtin në transfertë Fiorentinën.
“Viola” gjendet në vendin e 14-të dhe ende nuk e kanë siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Të ngjashme