Interi është ende i interesuar në Domenico Berardin dhe tani është në bisedime për të me Sassuolon, raporton Calciomercao.com“Zikaltrit” ka kohë të gjatë që e kërkojnë anësorin e Sassuolos, por performanca e tij para golit janë zbehur disi që prej se u lëndua në fillim të sezonit të kaluar.
Sipas Pasquale Guarro nga Calciomercato.com, Interi e ka pyetur përsëri Sassuolon për Berardin, mbase sepse ai nuk po kalon nëpër momentet më të mira të tij. 40-milionëshi që Sassuolo gjithmonë e ka vendosur si pikënisje e bisedimeve do të ishte i tepërt për Interin, me trajnerin Luciano Spallettin që ka pohuar se klubi zi-kaltër nuk i ka as 30 milionë euro për të blerë lojtarë në janar.
Zgjidhja që Interi ka propozuar është dy vite huazim me detyrim për ta blerë më vonë.
Kjo ofertë nuk e ka bindur ende Sassuolon dhe duhet se do të jetë e vështirë ta bëjë.