Interi po përgatit një ofertë prej 38 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitiq. Sipas “El Desmarque”, oferta do t’i bëhet zyrtarisht Barcelonës në afatin kalimtar të janarit. Kroati së fundmi ka dështuar të zërë vend në ekipin e parë të katalonasve dhe Interi synon ta shfrytëzojë hapësirën e të mposhtë Paris Saint-Germainin për […]
Interi ofron 38 milionë euro për Rakitiqin

Interi po përgatit një ofertë prej 38 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitiq.
Sipas “El Desmarque”, oferta do t’i bëhet zyrtarisht Barcelonës në afatin kalimtar të janarit.
Kroati së fundmi ka dështuar të zërë vend në ekipin e parë të katalonasve dhe Interi synon ta shfrytëzojë hapësirën e të mposhtë Paris Saint-Germainin për nënshkrimin e tij.
Rakitiq është paraqitur në gjashtë ndeshje në La Ligë për Barçën këtë sezon.
















