Ekonomia Online
FUNDIT

Interi synon t’i kthehet fitores ndaj Genoas, formacionet zyrtare

Interi synon t’i kthehet fitores ndaj Genoas, formacionet zyrtare

Genoa dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A. Nerazzurrët janë mysafir të Genoas në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A, takim që zhvillohet nga ora 19:30 në Marassi. Ekipi i Antonio Contes vjen nga dy barazime në dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe […]

Genoa dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të Genoas në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A, takim që zhvillohet nga ora 19:30 në Marassi.

Ekipi i Antonio Contes vjen nga dy barazime në dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe synon t’i kthehet fitores për ta kthyer pozitën e dytë në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit e Genoas vijnë nga një formë e mirë me dy fitore radhazi dhe synojnë të vazhdojnë serinë pozitive edhe ndaj Interit.

Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Genoa: Perin; Zapata, Romero, Goldaniga; Criscito, Rovella, Behrami, Jagiello, Ankersen; Favilli, Pinamonti;

Inter: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Godin; Moses, Brozovic, Gagliardini, Biraghi; Eriksen; R Lukaku, Lautaro Martinez

Të ngjashme