Ekonomia Online
FUNDIT

Intervenime në ujësjellës dhe kanalizim në Vushtrri, disa zona pritet të mbesin pa ujë

Intervenime në ujësjellës dhe kanalizim në Vushtrri, disa zona pritet të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Vushtrri. Sipas njoftimit, ekipet janë duke punuar në këto lokacione të cilat kanë intervenime në rrjetin e ujësjellësit: Dobërllukë, Rr. “Mic Sokoli”, Rr. “Skënderbeu”, Druar. Ndërsa në rrjetin e kanalizimit: Rr. “Skënderbeu”, Rr. “Wesley Clark”, Rr. […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Vushtrri.

Sipas njoftimit, ekipet janë duke punuar në këto lokacione të cilat kanë intervenime në rrjetin e ujësjellësit: Dobërllukë, Rr. “Mic Sokoli”, Rr. “Skënderbeu”, Druar.

Ndërsa në rrjetin e kanalizimit: Rr. “Skënderbeu”, Rr. “Wesley Clark”, Rr. “Halit Konjuhi”.

“Gjatë realizimit të intervenimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe, pas rikthimit të furnizimit, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme. Nëse uji është i turbullt, lëreni të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme