“Investitorët e rinj gjeneratorë të punësimit”

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 16:23 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe drejtorin e Qendrës Inovative të Kosovës, Uranik Begu.

Në takim u bisedua për rëndësinë e organizimit të “Javës Globale të Ndërmarrësisë”, nikoqir i së cilës është Qendra Inovative e Kosovës në mbështetje të Ambasadës Amerikane, USAID-it dhe Ambasadës së Suedisë.

Zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës në mbështetje të vazhdueshme për organizime të tilla, duke theksuar se po punohet që investitorët e rinj të jenë gjeneratorë të vetëpunësimit dhe punësimit të të tjerëve, por edhe të shtojnë vlerat e ekonomisë së Kosovës përmes avancimit të teknologjisë së re e cila është duke u aplikuar në masë të madhe në Kosovë.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi dhe kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, biseduan për avancimin e marrëdhënieve në fushën e zgjidhjes së çështjeve për biznesin kosovar.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, njoftoi për përgatitjen e pakos së dytë fiskale, e cila do të jetë në funksion të zgjidhjes së çështjeve të bizneseve që janë pjesë e asociacioneve ekonomike dhe Odës Ekonomike Amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme