IPK rekomandon suspendimin e dy policëve, i shkaktuan lëndime një qytetari derisa ishin jashtë detyrës

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë.

Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar nga policia lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë (jashtë detyrës zyrtare) janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në një fshat të komunës së Vushtrrisë, kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Të ngjashme